Nuk durojnë më masat anti-Covid, kinezët shpërthejnë kundër qeverisë!

15/04/2022 15:21

Masat e zgjatura e testuan në maksimum durimin e banorëve të Shangai, të cilët kanë në protesta e janë përleshur me policinë, që i detyroi disa prej tyre të largoheshin nga shtëpitë teksa qyteti ka hyrë në javën e tretë të izolimit për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Arsyeja ishte se disa ndërtesa banimi janë duke u shndërruar në qendra karantine. E gjithë kjo, në kohën kur miliona banorë janë bllokuar nëpër shtëpitë e tyre, teksa Shangai përballet me shpërthim të ri të koronavirusit.

Autoritetet kineze kanë vendosur që kushdo rezulton pozitiv, duhet të vendoset në karantinë. Por me më shumë se 20,000 raste të reja në ditë, nuk po arrijnë të gjejnë hapësira të lirë për izolimin e të infektuarve.

Zyrtarët vendas kanë shndërruar salla ekspozitash dhe shkolla në qendra karantine, e kanë krijuar spitale të përkohshme. Por ndërkohë, numri i të sëmurëve rëndë është shumë i vogël, e kjo ka nxitur një pjesë të banorëve të Shangait të pyesin nëse karantina është vërtet e nevojshme. Javët e fundit, shumë banorë janë ankuar nëpër rrjetet sociale për kufizimet dhe për mungesë të furnizimeve me ushqim.

Kina vazhdon në këmbënguljen e saj për të zhdukur pandeminë, edhe pse shumë vende të botës kanë hequr dorë nga kjo qasje e po përpiqen të jetojnë me virusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA