“Krenaria jonë”, rusët mbajnë ceremoni mortore për luftanijen “Moskva” që u mbyt në Detin e Zi

15/04/2022 22:36

Rusia ka mbajtur një ceremoni zie për shkatërrimin e luftanijes “Moskva”, që u mbyt në Detin e Zi.

Kryqëzori raketor u fundos pas disa shpërthimeve në bord. Ceremonia u zhvillua në Sevastopol, në bazën e flotës në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Ukraina thotë se goditi Moskën me dy raketa kundër anijeve, të cilat i vunë flakën anijes. Në ceremoni, kapiteni Sergei Gorbachev tha se Moskva “ishte simbol i fuqisë sonë, shpresës, ringjalljes së flotës në vitet ’90”.

Një prift tha se humbja e Moskvas ishte “tragjedi për mijëra njerëzit që shërbyen atje për më shumë se 20 vjet”.

Anija e ndërtuar nga sovjetikët po luante një rol të madh në koordinimin e operacioneve të flotës jashtë Ukrainës. Rusia nuk ka dhënë shifra të viktimave në lidhje me Moskën, ndërsa Ministria e Mbrojtjes tha se ekuipazhi u shpëtua nga anije të tjera të flotës në zonë.

Ilya Ponomaryov, një ish-deputet rus që tani jeton në Kiev, pretendon se vetëm 58 anëtarë të ekuipazhit nga 510 mbijetuan, por nuk jep më tej fakte.

Sipas zyrtarëve ukrainas, kapiteni i anijes Anton Kuprin është mes viktimave që humbën jetën kur anija mori flakë dhe shpërtheu.

 

 

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA