Korridoret humanitare në Ukrainë/ Kryqi i Kuq: Puna në terren është sfiduese, ekspozohemi nga rreziku

15/04/2022 11:07

Nëntë korridore humanitare ishin planifikuar të hapeshin ditën e sotme në Ukrainën lindore dhe jugore, por pavarësisht se një gjë e tillë është në rregull parimisht, është shumë e vështirë për tu zbatuar në praktikë.

Zëdhënësja Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Lucile Marbeau, e cilia po ndihmon për hapjen e këtyre korridoreve tha se kjo punë në terren është sfiduese dhe e vështirë.

“Vija e frontit është gjithmonë e paqëndrueshme, armëpushimet janë të brishta dhe është nevoja e një zinxhiri të tërë komandues. Afati kohor i shkurtër e bën më të vështirë krijim e kësaj pune.”-tha ajo.

Megjithatë, ajo tha se ata kishin qenë të suksesshëm në disa rajone, me 2500 njerëz të evakuuar dje nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore. Në zona të tjera si Mariupol, ajo tha se evakuimi i korridoreve ishte më i vështirë për t’u zbatuar, me njerëzit që u drejtuan të dilnin nga qyteti i rrethuar, duke u ekspozuar ndaj rrezikut të madh.

Ajo shtoi se korridoret humanitare janë gjithashtu jetike për sjelljen e ndihmës humanitare për civilët që nuk janë në gjendje të largohen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA