Kalben tonelata panxharë të fermerit britanik pas ndërprerjes së blerjeve nga BE (fotot)

15/04/2022 21:35

Një fermer britanik thotë se dhjetra ton panxhar i kuq i këtij viti është lënë të kalbet pas nderprerjes të kërkesës nga klientët evropianë.

Uill Woodhall kultivon panxharë bashkë me drithëra e qepë të njoma në fermën e tij, por këtë sezon do të humbasë prodhimin pasi ndërmjetësi i tregut i ka thënë se BE nuk merr ushqime bruto nga Britania.

Woodhall thotë se do të kthejë prodhimin e kalbur në pleh dhe do të mendojë për prodhime të tjera për të kultivuar.

“Panxhari prapa meje ishte destinuar për tregjet evropiane, siç i dërgonim gjithmonë, por papritur ata refuzuan ngarkesat”, thotë ai.

“E dija që do të kishte diçka pas Brexit, por tani duket se është çështje paketimi. Ata duhet të ndryshojnë linjën, dhe ta etiketojnë si produkt nga Britania, jo më nga BE”.

“Ky prodhim më ka kushtuar rreth 90,000 paundë për të rritur, të cilat nuk do t’i rekuperoj ndonjëherë. Kam marrë një goditje të fortë këtë vit”.

“Është e rëndë, vij këtu çdo ditë dhe vë duart në kokë, nganjëherë thjesht duhet të largohem nga këtu për të menduar diçka tjetër”, shton fermeri britanik.

FOTO GALERI
1/9
Një fermer britanik thotë se dhjetra ton panxhar i kuq i këtij viti është lënë të kalbet pas ndërprerjes të kërkesës nga klientët evropianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA