Ish-këshilltari ekonomik i Putinit: Një embargo e plotë e naftës do ta ndalonte luftën brenda një muaji

15/04/2022 18:55

Andrei Illarionov, një ish-këshilltar kryesor ekonomik i presidentit rus Vladimir Putin, shpjegoi në CNN përse ai mendon se një embargo e plotë e naftës ruse do t’i jepte fund luftës shpejt.

Kohët e fundit ai i kishte thënë BBC-së se nëse vendet perëndimore do të zbatonin një “embargo të vërtetë” mbi eksportet e naftës dhe gazit nga Rusia, operacionet ruse në Ukrainë ndoshta do të ndaleshin “brenda një ose dy muajsh”.

Unë mendoj se është një instrument shumë i rëndësishëm joushtarak për të ndikuar në procesin e vendimmarrjes në Kremlin“, i tha Illarionov CNN.

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Tani për tani, të ardhurat direkte nga eksporti i naftës dhe gazit nga Rusia konsiderohen rreth 40% e të gjitha të ardhurave buxhetore në Rusi. duke parasysh të ardhurat direkte dhe indirekte. Gjithsej do të jetë ndoshta afër 60% të të gjitha të ardhurave për buxhetin federal”.

Illarionov vijoi duke shpjeguar kushtet e nevojshme për të krijuar presion të mjaftueshëm ekonomik për të ndalur operacionet e Rusisë në Ukrainë.

Duke supozuar se këto të ardhura do të zvogëloheshin ndjeshëm si rezultat i zbatimit të embargos së plotë për eksportin e energjisë nga Rusia, dhe duke supozuar se Rusia në këtë moment nuk ka akses në tregun e kredisë për shkak të sanksioneve, shto këtu edhe faktin se rezervat valutore të Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë, qeveria e Putinit, nuk do të ketë më burime për të financuar luftën”, vazhdoi ai.

Illarionov vuri në dukje se të gjitha këto shpenzime do të detyroheshin të “uleshin me 40% në 50%”, një shifër që nuk ishte parë as në vitet 1990. “Kjo është arsyeja pse regjimi do të jetë në pozicionin që do t’i duhet të ndalojë operacionet, të kërkojë një armëpushim dhe të shohë mundësinë e arritjes në negociata me Ukrainën,” shpjegoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA