Helikopteri i policisë luan ‘macja me miun’ me trafikantët e emigrantëve në veri të Francës (fotot)

15/04/2022 21:26

“Detyra jonë është të jemi një hap përpara trafikantëve”, thotë kapiteni i helikopterit që patrullon 150 kilometra brigje në pjesën kufitare veriore mes Belgjikës e Francës.

Me fluturimet e tyre oficerët kanë si objektiv të “dekurajojnë” nisjet e mjeteve ilegale drejt Britanisë si dhe të shkatërrojnë rrjetet e trafikantëve.

“Ka me qindra zona pritjeje si kjo!”, thotë zyrtari i policisë franceze duke shtuar se vendet bregdetare me bimësi të ulët pranë Dunkirk, janë më të preferuarat nga trafikantët .

“Është si një lojë macja me miun. Nuk mund të vendosim qindra oficerë policie për çdo kilometër”, shton ai.

Në një inspektim në tokë, në zonat e nisjes shihen gjurmët e aktivitetit me objekte të braktisura si bidona benzine, foto identiteti, ushqime e objekte të tjera.

Për t’i shpëtuar mbikqyrjes trafikantët ndërrojnë shpesh vend-nisje duke u zhvendosur në plazhet jashtë pamjes.

“Trafikantët përshtaten mirë. Detyra jonë është të qëndrojmë një hap para tyre”, thotë oficeri i policisë ajrore franceze të Lille, Patrice Villielm.

“Misionet tona ndahen në dy faza, atë të ‘dekurajimit’ dhe të parandalimit të nisjeve. Pra nëse një barkë është nisur ne e ndjekim atë në det dhe raportojmë pozicionin dhe te dhenat”.

FOTO GALERI
1/7
"Detyra jonë është të jemi një hap përpara trafikantëve", thotë kapiteni i avionit që patrullon 150 kilometra brigje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA