12/11 22:43
Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi është përfshirë nga qetësia sot, ndërsa qytetarët duket se po i rikthehen normalitetit.
Qytetarët dukeshin të qetë, thotë BBC.
Ka ende zona me thasë rëre të grumbulluara dhe vende ku ata kanë ngushtuar rrugën pasi u përgatitën për pushtimin rus që nuk ndodhi kurrë në Kiev. Ende duket si një qytet që është gati për luftë.
Pishinat ishin plot me njerëz të cilët pushonin normalisht. Transporti publik nuk funksionon dhe pikat e kontrollit janë ende të pranishme.
Ukrainasit ende ndihen të kërcënuar nga një sulm i mundshëm rus, pavarësisht grimcave të qetësisë. Ka disa dyqane dhe kafene të vogla që kanë nisur të hapen sërish, ndërsa qytetarët kanë rinisur rutinën e tyre të jetesës.
Top Channel