
Sheshi Sintagma kthehet në fushëbetejë, protestues të maskuar sulmojnë godinën e Kuvendit, Top Channel sjell pamjet
28/02 12:41
Mijëra qytetarë ukrainas vendosin çdo ditë të largohen nga vendi i tyre për një jetë më të sigurt, duke lënë kështu pas vendin e shkatërruar nga pushtimi rus.
Të zhgënjyer, të trishtuar, të lodhur, me çanta që mbajnë ushqim dhe rroba, qytetarët i janë drejtuar qytetit Zaporizhzhia, në një rrugë tranziti për të shpëtuar ‘kokën’ e tyre.
Autoritetet ukrainase po bëjnë të pamundurën për evakuimin e banorëve, por duke mos arritur të ndihmojnë secilin prej tyre, i kanë marrë ata me përparësi, duke u përqendruar kryesisht në Mariupol.
Banorët e qyteteve të tjera janë shprehur të zhgënjyer lidhur me këtë fakt pasi thonë se nuk kanë aq përparësi dhe rëndësi sa kanë banorët e Mariupolit
Top Channel