Një 19-vjeçar ka mbetur i aksidentuar rëndë në portin detar të Durrësit, ndërsa ka humbur jetën pak çaste më vonë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në terminalin e konteinerëve gjatë përpunimit të një anijeje.
I riu, punëtor në një kompani private ngarkim-shkarkimi që operon në këtë terminal është goditur nga një vinç gjatë procesit duke marrë plagë të rënda, pa mundur të mbijetojë.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po heton për rrethanat dhe nëse janë respektuar rregullat e sigurimit teknik gjatë procesit të përpunimit në terminal.
Terminali i konteinerëve në portin e Durrësit aktualisht administrohet nga ”Mariner Adriatik”, degë e ”Hili Company limited”, një shoqëri e regjistruar në Maltë. ”Mariner Adriatic” është themeluar në shkurt 2021 me qendër në Tiranë dhe origjinë kapitali malteze nga shoqëria mëmë.
Top Channel