Presidenti Volodymir Zelensky teksa po fliste ditën e sotme rreth përditësimit të luftës, është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk ka interes të kërkojë marrëveshje paqeje.
Ai tha se trupat ruse vetë po dyshojnë në aftësinë e tyre për mposhtur Ukrainën.
“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë vërtet paqe ose si rezultat i kësaj lufte, Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare. I gjithë ky aktivitet i ethshëm i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre. Trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën ” tha ai.
Zelenskyy falënderoi gjithashtu Presidentin Biden pasi ofroi më shumë armë në Ukrainë.
Top Channel