Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Vorë, pasi akuzohen për vjedhje.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Sakosa”, u arrestuan D. S., 28 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Marikaj, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Ata janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të vidhnin disa profile hekuri, për tabela reklamuese, në lagjen Sakosë, Vorë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 31 mars, kanë vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel