Televizioni saudit nxjerr skeç për Biden: Marrëdhëniet mes dy vendeve po acarohen!

14/04/2022 12:25

Një televizion i njohur saudit, ka marrë miliona klikime për një skeç humoristik që vinte në lojë presidentin amerikan, Joe Biden, e që menjëherë u interpretua si sinjal i acarimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai tregonte Bidenin e interpretuar nga komediani Khaled Al-Faraj, që bie në gjumë në podium dy herë teksa po i përcillte Vladimir Putinit gjoja një mesazh shumë të prerë mbi luftën në Ukrainë. Më pas ngatërrohet dhe thotë Kina dhe aktorja në rolin e Kamala Harris, e korrigjon duke i thënë se skanë mbaruar ende me Rusinë.

Transmetimet e MBC, rrjeti më i madh pan-arab i argëtimit, zakonisht janë në një linjë me politikat e sunduesit de facto të Arabisë Saudite, princit të kurorës Mohammed bin Salman. Pushtimi us i Ukrainës nxorri në pah një hendek në marrëdhëniet mes Washingtonit e Riadit, të cilat që prej viteve 1940, përgjithësisht janë bazuar tek sigurimi i naftës saudite me çmim të lirë kundrejat mbrojtjes ushtarake amerikane.

Por mbretëria e gjirit se fundi i ka rezistuar presioneve amerikane për të shtuar prodhimin e naftës në përpjekje që të frenohet rritja e çmimeve, ndërsa mes palëve ka pasur tensione edhe prej dramës së gazetarit Jamal Khashoggi – rezident në SHBA dhe editorialist i Washington Post, i cili u vra nga sauditët në Stamboll.

Vitin që shkoi, Biden deklasifikoi një raport të shërbimeve sekrete që dilte ne përfundimin se vrasjen se urdhëroi princi Mohammed, por këtë autoritetet saudite e mohuan me forcë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA