Psikologia Eriona Hoxha tregoi disa detaje rreth ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në Greqi, ku nëna shqiptare i mbante fëmijët e saj në një ambient me minj dhe buburreca.
Kjo ka ardhur si pasojë e vështirësive ekonomike që kishte, sipas psikologes, e cila shtoi në “Shqipëria Live” se nëna ka qenë në kushte depresive.
Sipas psikologes nëna nuk ka kërkuar ndihmë sepse ka pasur frikë të dalë nga gjendja në të cilën ka qenë. Ata që kanë më shumë pasoja nga kjo gjë janë fëmijët pasi kanë jetuar në një ambient në kushte jo normale.
Hoxha tha se kjo gjë ndodh edhe në Shqipëri, duke u bazuar në kostot e ndihmave që nënat marrin, ndërsa theksoi se kjo gjë sjell kushte të njëjta me rastin në Greqi.
“Unë njoh pafundësisht gra që jetojnë në të njëjtat kushte që nuk kanë as forcën për të kërkuar ndihmë sepse dhe kur kërkojnë ndihmë mund të ketë x organizata ose x institucione të cilat këtë ndihmë nuk ia ofron për hir të një kushti ose burokracie që e kanë ose nuk e kanë”, tha psikologia.
Një pjesë e grave të cilat vuajnë nga situata të vështira ekonomike ose psikologjike e kanë të vështirë të tregojnë për problemet e tyre sepse nuk dihet nëse do të gjejnë mbështetjen që kërkojnë.
Top Channel