Një protestuese është tërhequr zvarrë në dysheme gjatë një konference të Marine Le Pen pasi ngriti një tabelë ku tregonte kandidaten presidenciale franceze me presidentin rus Vladimir Putin.
Gruaja që raportohej se ishte e Partisë së Gjelbër, u rrëzua përtokë pasi ndërpreu eventin elektoral në Paris dhe u tërhoq jashtë nga duart e na këmbët prej rojeve të sigurisë së Le Pen.
Zhvillimi vjen teksa Le Pen u zotua sot se nëse fitonte, do të mbante referendum për rikthimin e dënimit me vdekje në France dhe të ndalojë fermat e energjisë së erës.
Liderja e partisë “Mitingu Kombëtar” ka premtuar një sistem të ri të rinovuar të referendumeve në vend, si dhe të ndalojë turbinat e erës, të cilat i quante “tmerre që na kanë kushtuar shumë dhe që nuk vlejnë për energji”.
Me vetëm 10 ditë të mbetura para raundit final të votës kundër Macron, sondazhet tregojnë se Le Pen mbetet pak prapa presidentit centrist, por konkurrimi do të jetë i ngushtë.
Pas largimit kaotik nga salla, protestuesja dha një intervistë me mediat: “Deshëm të bënim të ditur se diplomacia e Marine Le Pen toleron diktatorë si Vladimir Putin”.
Le Pen reagoi ashpër ndaj protestës duke thënë se nuk është e drejtë që konferencat elektorale të prishen kështu.
“Ajo që duhet të na zemërojë është se nuk mund të mbajmë konferenca shtypi pa u ngacmuar, pa u sulmuar e pa u kërcënuar nga rivalët”.
Ajo shtoi se oficeri i sigurisë që ndaloi protestuesen ishte plagosur gjatë ndërhyrjes.
Top Channel