Na flet Asdreni, një shfaqje artistike me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës.

Një gërshetim mes vargjesh e tingujsh nën drejtimin artistik të Mjeshtrit të Madh Josif Minga ka bërë bashkë artistë të shquar nga Shqipëria dhe Kosova të cilët kanë nderuar kujtimin e poetit me interpretimet e tyre.

Me pjesëmarrjen e korit kameral “Dardanica”, të formacionit orkestral këngëtarëve e recituesve nga Shqipëria e Kosova u kujtua dhe rrëfye jeta e veprimtaria e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare.

Në fund koncerti u mbyll me Korin Orkestral që interpretoi himnin e flamurit, himnin të cilin e shkroi vetë Asdreni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA