Ndikimet e luftës në Ukrainë vazhdojnë të reflektohen në ekonominë shqiptare. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Moddy’s” ka rishikuar me tkurrje projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.4%, nga 4.5 që kishte parashikuar fillimisht.

Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë një krizë çmimesh duke rritur ndjeshëm kostot për qytetarët. Kjo, vlerëson agjencia, do të mbajë inflacionin në 5%.

Pavarësisht kësaj, agjencia ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.

Pavarësisht kësaj, agjencia ka rikonfirmuar vlerësimin “B1”, me perspektivë të qëndrueshme për ekonominë shqiptare. Perspektiva “e qëndrueshme” e Shqipërisë sipas vlerësimit të agjencisë, përveçse reflekton rekuperimin e fortë ekonomik pas pandemisë dhe rikthimin në trajektoren rënëse të borxhit publik,  mbështetet gjithashtu edhe nga pritshmëritë e agjencisë për një risk të kufizuar të aftësisë likuide si të sistemit bankar ashtu edhe të qeverisë, nga pritshmëria e vazhdimësisë së politikave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA