Merrnin materiale ndërtimi me anë të mashtrimit, arrestohet 40-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij
14/04/2022 16:54
Një 40 vjeçar me iniciale E. F., banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan është arrestuar pasi me anë të mashtrimit ka marrë disa materiale ndërtimi pa bërë pagesën.
Pasi pronari i dyqanit ka bërë denoncimin policia ka arrestuar vetëm njërin prej tyre, ndërsa bashkëpunëtori është shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel