Gjermania kap bandën e radikalëve anti-kufizime që do të rrëmbenin ministrin e shëndetësisë (fotot)

14/04/2022 16:57

Policia në Gjermani tha sot se ka arrestuar katër njerëz të akuzuar se kërkonin të krijonin”gjendje lufte civile” dhe të merrnin peng ministrin e shwndetësisë së vendit.

Prokurorët thanë se grupi kishte lidhje me të djathtën ekstreme dhe lëvizjet anti-Covid, dhe mes të tjerash kërkonin të shkatërronin stacionet e energjisë elektrike për të lënë vendin në errësirë.

Ata kërkonin të merrnin peng ministrin e shëndetësisë së vendit që ka mbështetur masat e ashpra të izolimeve, te vaksinimit dhe kontrollet e tjera të koronavirusit.

Një i dyshuar i pesë i grupit është ende në kërkim.

Në total autoritetet identifikuan 12 njerëz që besohet se kishin lidhje me grupin, të cilët përdornin mesazhe në aplikacionin Telegram për të komunikuar.

Grupi i njohur me emrin Patriotët e Bashkuar – ishin pjesë e Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), të cilët refuzojnë shtetin gjerman dhe kundërshtojnë masat e detyruara anti-Covid të qeverisë, thanë prokurorët, sipas rrjetit britanik BBC.

Televizioni vendas Report Mainz, tha se grupi kërkonte të dëmtonte linjat dhe stacionet elektrike, dhe infrastrukturën energjitike të vendit.

Ata kishin përcaktuar një numër personash publikë si objektivë të mundshëm të pengmarrjeve, në krye të të cilëve qëndronte ministri i shëndetësisë Karl Lauterbach.

Grupi u arrestuan në një seri aksionesh të policisë të mërkurën, ku ishin sekuestruar dhe disa armë zjarri.

Policia tha se të dyshuarve u ishin gjetur valuta vendase dhe të huaja në vlerën totale prej  €20,000.

Grupi me moshë 41 deri në 55 vjeç, akuzohen se po përgatisnin një seri aktesh dhune që “rrezikonin shtetin dhe shkelnin ligjet e armëve të zjarrit”.

FOTO GALERI
1/3
Ata kërkonin të merrnin peng ministrin e shëndetësisë së vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA