![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/ukraina_sd-800x450.jpg)
11/02 14:09
Fshati Klimovë në rajonin Bryansk të Rusisë është përfshirë nda flakët ditën e sotme dhe guvernatori i rajonit ka deklaruar se fshati është vënë në zjarr nga trupat ukrainase.
Ky fshat ndodhet në rajonin që kufizohet me veriun e Ukrainës dhe afër qytetit Chernihiv.
“Sot fshati Klimovë u vu nën zjarr nga forcat e armatosura ukrainase. Dy ndërtesa banimi u dëmtuan si pasojë e granatimeve dhe pati viktima në mesin e banorëve”, tha guvernatori Alexander Bogomaz.
Më parë, zyrtarët pohuan se një pikë kufitare në rajon u granatua, duke dëmtuar automjetet.
Top Channel