22/12 13:50
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka raportuar se dy fëmijë të tjerë kanë vdekur pas një sulmi në stacionin e trenit Kramatorsk javën e kaluar.
Sipas autoriteteve ukrainase, numri i përgjithshëm i viktimave është 59 midis tyre shtatë fëmijë.
Ministria e mbrojtjes publikoi një fotografi të një lodre fëmijësh të gjakosur dhe tha se ajo do të dërgohej në OKB si provë e asaj që e quajti një “krim barbar”, sipas Sky news.
Sulmi ndodhi gjatë kohës ku civilët ukrainas po prisnin në radhë në stacionin e trenit për tu larguar nga lufta.
Top Channel