Arrestohet i riu në Kavajë, si u kap duke ushtruar aktivitetin e lotarive sportive

14/04/2022 10:31

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Kavajë pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive sportive.

Në kuadër të operacionit policor “Final Game”, u vu në pranga i riu i identifikuar M.D., për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Kavajë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Final Game”.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi E. L., 31 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E. L., shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasn M. D., punonjës në lokal, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të aparatit celular.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që shtetasi E. L. e kishte punësuar shtetasin M. D., në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA