Këtë të mërkurë iu dha lamtumira e fundit, 30-vjeçares Merushe Hazizit, e cila u vra ditën e djeshme nga vjehrri i saj, Xhevair Hoxha.
Po në të njëjtin orar, në fshatin Vidhishte bëhet dhe ceremonia mortore e Xhevair Hoxhës.
Në shtëpinë e autorit, aty ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, ka kapluar qetësia, ndërsa nuk ndodhen shumë njerëz në ceremoninë mortore.
E ndërsa 61-vjeçari përcillet drejt baneses së fundit, askënd nuk sheh në fshat ,pasi të gjithë janë bashkëfajtorë në këtë ngjarje ,ku në të dyja ceremonitë mortore shoqëroheshin nga pak njerëz.
Xhevahiri, babai i Fatjonit, ishte shprehur gjithmonë qe nuk e pranonte nuse djali Merushen, ndaj sa herë që kishin konflikte për këtë arsye u kërkonte të dilnin nga shtëpia e të largoheshin.
Fatjoni me Merushen më herët ishte larguar nga Roskoveci e kishin jetuar me qira në Vlorë por mungesa e të ardhurave ekonomike e detyruan çiftin të ktheheshin në fshat e të punonin serat.
Rikthimi i Fatjonit në fshat pranë familjes edhe pas zënkave të shumta nuk e bindën 61-vjeçarin të pranonte fatin e djalit të tij po çoi deri në fund inatin e mospranimit të dashurisë së të rinjve duke i marrë jetën 30-vjecares e me pas vetes së tij.
Viktima, Merushe Hazizi ka pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijë të cilët i mban burri i parë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha.
Top Channel