Sulmet ruse në qytetin e Mariupolit vijojnë intensivisht prej gjashtë javësh, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.
Ushtria ukrainase thotë se ata po bëjnë të pamundurën për mbrojtjen e vendit të tyre dhe pranojnë se forcat ruse kanë për qëllim kryesorë të marrin nën kontroll të plotë qytetin.
Sipas BBC besohet se forcat ukrainase janë detyruar të kthehen në zonën e portit të qytetit jugor në fabrikën e çelikut dhe hekurit Azovstal, nga ku kishin nisur kundërsulmet për javë të tëra.
Rrethimi i qytetit ka vështirësuar furnizimin e forcave ukrainase me ushqim, ujë dhe municione, njëkohësisht ka penguar edhe evakuimin e të plagosurve.
Forcat ruse filluan rrethimin e Mariupolit në fillim të marsit duke vrarë mijëra civilë, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar.
Nëse Mariupol bie në duart e Rusisë, ai do të sigurojë kontrollin e një zonë strategjike që lidh dy frontet e Moskës në jug dhe në lindje.
Mariupol është shtëpia e më shumë se 400,000 njerëzve para luftës, ndërsa një pjesë e tyre janë larguar për t’i shpëtuar luftës.
Top Channel