16/11 10:04
Një zyrtar nga zyra e Presidentit të Ukrainës me anë të një postimi në Twitter tha se ushtria ukrainase është bllokuar në Mariupol ndërsa forcat ruse përparojnë, sipas BBC.
“Ushtarët tanë mbeten të bllokuar në qytet dhe kanë probleme me furnizimet“, tha Mykhaylo Podolya.
Mariupol është një ndër qytetet më të bombarduara nga forcat ruse që nga fillimi i marsit.
Qyteti port shtrihet midis rajoneve të Donetskut, Luhanskut dhe Krimesë, ndërsa marrja e qytetit ka qenë qëllimi kryesor i forcave ruse.
Top Channel