Pentagoni po shqyrton opsionet se si mund të trajnojë sa më shumë prova ukrainase për të përdorur dronët që SHBA-ja i ka ofruar ushtrisë ukrainase.
Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes së Pentagonit, këto trajnime mund të bëhen me trupat amerikanë që janë vendosur ne krahun lindor të NATO-gjatë muajve të fundit mes sulmit të Rusisë dhe Ukrainës, por megjithatë ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.
Zyrtari i Pentagonit shtoi në deklaratën e tij se është shtuar ndjeshëm ndihma në krahun lindor të NATO-s me grupe të ndryshme që zotërojnë aftësi profesionale të shkëlqyera si edhe mjete lufte si raketa, mbrojtje ajrore, forca të blinduara.
Ai shtoi se SHBA-ja ka prova që trupat ruse janë zhgënjyer nga kjo luftë pasi kanë menduar se nuk do të përballen me forca të trajnuara aq mirë dhe janë shumë të zhgënjyer nga përformanca e kundërshtarëve të tyre pasi prisnin më pak.
Top Channel