Foto ilustruese

Një 49-vjeçar i identifikuar si M.T., shtetas turk është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Daf”, të drejtuar nga ai u gjetën emigrantët që kishin paguar një shumë prej 4000 eurosh për person, për të kaluar në Europë.

Operacioni policor i koduar “Perimetri” bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 49-vjeçarit.

Mbi të rëndon akuza e “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për hetime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA