Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 17-vjeçari nga Kukësi. Shpallen në kërkim dy të tjerë

13/04/2022 12:20
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar një 17- vjeçar ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim, pasi u kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.

I riu i identifikuar si A. S., banues në Morinë, Kukës është vënë në pranga ndërsa bashkëpunëtorët e tij G. M., 18 vjeç dhe L. T., 21 vjeç të dy banues në Kukës janë shpallur në kërkim.

Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën Tiranë-Vorë, duke transportuar me një automjet emigrantët nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në Kosovë ndërsa kishin destinacion vendet e BE-së.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit 3”. Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 3 emigrantët, për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA