21/12 16:38
Në rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv është raportuar një numër i madh trupash pajetë në 24 orët e fundit.
Sipas guvernatorit të Kharkiv të paktën shtatë persona u vranë ndërsa 22 u plagosën në bombardimet e fundit. Ai ka thënë gjithashtu se trupat ukrainase kanë rrëzuar dy avionë rusë që sulmuan rajonin.
Kharkiv i cili ndodhet afër kufirit ka qenë nën sulm që nga fillimi i luftës. Por ndryshe nga rajonet më në perëndim, të cilat kanë parë largimin e trupave ruse ditët e fundit, Kharkiv është ende në vijën e parë të luftës.
Kjo është për shkak të pozicionit të saj në skajin e rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës, zonë që Rusia shpreson të marrë në ofensivën e saj të radhës.
Top Channel