Duke nisur nga dita e sotme çmimi i karburantit në vend do të pësojë sërish rritje.

Ndonëse nuk është bërë ende publik vendimi i Bordit të Transparencës duke nisur nga dita e sotme nafta do të shitet me 226 lekë, benzina me 209 lekë ndërsa gazi me 115 lekë për litër.

Çmimet e reja do të jenë në fuqi prej orës 18:00 të pasdites.

Në bursa, një litër naftë po tregtohet me 106 dollarë për fuçi, nga rreth 100 dollarë që ishte kur Bordi mori vendimin e fundit në datën 8 prill.

Në fillim të muajit mars, çmimet e naftës në vend shënuan nivele rekord prej rreth 260 lekë për litër, ndërsa me fillimin e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në bursa karburanti arriti në 130 dollarë. Në javën e parë të marsit u krijua Bordi i Transparencës nga qeveria, i cili vendos periodikisht çmimet tavan të shumicës dhe pakicës, mbi të cilin tregtuesit nuk mund të operojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA