Presidenti ukrainas Volodymi Zelensky e frenoi dëshirën e homologut gjerman, Frank Walter Steinmeier për të vizituar Kievin, duke e bërë të qartë se ai nuk do të ishte i mirëpritur atje.
Presidenti federal prej kohësh kishte marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe nuk i mori seriozisht sa duhet paralajmërimet për kërcënimin rus ndaj Europës Lindore, e sidomos për Ukrainën.
Steinmeier mbështeste gazsjellësit Nord Stream dhe në vitin 2008 si ministër i Jashtëm i kabinetit Merkel ishte pjesëtar i vetos gjermane ndaj anëtarësimit të NATO-s në Ukrainë.
Lista e zhgënjimit të Kievit është e gjatë. Steinmeier vetë pranoi së fundmi gabime. E megjithatë refuzimi i udhëtimit të Steinmeierit në plan afatshkurtër është me pasoja të mëdha politike, kurse me vështrim drejt së ardhmes është i papërgjegjshëm, thotë analistja Rosalia Romaniec.Nëse dikush vepron, se ka të drejtë, nuk do të thotë aspak që edhe bën gjënë e duhur.
Duke e shpallur si ta padëshirueshëm Steinmeierin, qeveria ukrainase nuk arrin qëllimin e saj, sepse po prish urat. Në këto kushte as kancelari nuk do të udhëtojë në Kiev. Këtë ia ndalon atij respekti për postin më të lartë në vend. Pra mëngjesin e sotëm Ukraina zgjohet me një andrallë të madhe, shton Romanieç, edhe pse katër presidente të tjerë do të shkojnë megjithatë për vizitë. Kjo bën vetëm të qartë krisjet brenda Europës, për të cilat askush nuk ka nevojë, vazhdon ajo.
Drejt Kievit sakaq është nisur presidenti polak, Andrzej Duda i shoqëruar nga liderët e tre shteteve baltike, me qëllim të rritjes së mbështetjes për Zelensky, teksa pushtimi rus në Ukrainë kanë hyrë në javën e shtatë.
Duda dhe Qeveria polake kanë qenë ndër mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës, duke ofruar pajisje dhe furnizime për këtë shtet, si dhe duke strehuar më shumë se 2.5 milionë refugjatë ukrainas. Varshava, marrëdhëniet e së cilës me Moskën janë gati armiqësore, u ka bërë thirrje NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të bëjnë më shumë për të forcuar Ukrainën kundrejt Rusisë.
Top Channel