Pse Presidenti gjerman nuk është i mirëpritur në Ukrainë?

13/04/2022 11:29

Presidentët e Polonisë dhe të shteteve baltike po vizitojnë Kievin ndërsa po zhvillojnë bisedime me homologun e tyre ukrainas, Volodymyr Zelensky. Por takimeve nuk do t’i bashkohet homologu i tyre gjerman.

Frank-Walter Steinmeier anuloi planet e tij për t’u bashkuar me grupin pasi Ukraina e bëri të qartë se ai ‘nuk ishte i mirëpritur’. Plani, tha Steinmeier gjatë një udhëtimi në Varshavë, ishte “ndërmarrja e një udhëtimi në Kiev për të dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit të përbashkët evropian me Ukrainën”.

“Unë isha gati ta bëja këtë, por me sa duket – dhe duhet ta mbaj parasysh këtë – kjo nuk ishte e mirëpritur në Kiev.” u shpreh ai.

Gazeta gjermane Bild citoi burime ukrainase duke thënë se Presidentit gjerman iu refuzua vizita në Kiev “për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë në vitet e fundit”.

Javën e kaluar, Steinmeier pranoi se kishte gabuar në lidhje me Rusinë, duke thënë se politika gjermane ndaj Moskës kishte dështuar dhe se ai kishte gabuar në përpjekjen për të ndërtuar ura me Putinin si edhe për mbështetjen e Nord Stream 2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA