Policia spanjolle kap plantacionin masiv të kanabisit në veri (fotot)

13/04/2022 20:28

Policia spanjolle ka sekuestruar një plantacion gjigant kanabisi kërp në provincën veriore të Navarra.

Zyrtarët e Guardia Civil thanë se plantacioni me kerp arrinte në 415 hektarë, që ishte më i madhi në Evropë për llojin e tij.

Autoritetet thanë se kishin shkatërruar 415,000 bimë kërpi që vlenin më shumë se 100 milionë euro, pasi nuk perputheshin me rregullat e percaktuara te kultivimit.

Rreth 50 ton prodhim ishin duke u tharë në një magazinë për t’u kthyer në kanabidiol, i cili përdoret për trajtimin e ankthit, pagjumësisë dhe disa gjendjeve të tjera.

Shitja e konsumi i kanabidiolit është e ligjshme në Spanjë por ndalohet kultivimi i bimëve përveç atyre industriale, si për tekstile dhe per fara.

Kërpi është bimë thuajse e njëjtë me marijuanën dhe përmban vetëm 0.3 përqind më pak perberesin psikoaktiv THC.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët e Guardia Civil thanë se plantacioni me kerp arrinte në 415 hektarë, që ishte më i madhi në Evropë për llojin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA