Pesë kriminelët e rrezikshëm! Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e tyre

13/04/2022 12:57

Policia e Shtetit ka publikuar këtë të mërkurë fotot e pesë personave të të këkruar nga drejtësia shqiptare, duke bërë apel bashkëpunimi për kapjen e tyre.

Sipas Policisë së Shtetit, falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe me qytetarët gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, ndëesa kërkon sërish bashkëpunim për kapjen e Talo Çelës, Laert Haxhiut, Jani Alias, Ibrahim Licit dhe Erjon Llapushit.

Gjithashtu policia ka bërë publik numrin ku cdo qytetar që ka informacion për ta mund të drejtohet.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash. Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, sipas policisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA