Universitetet kanë shpenzuar për kërkimin shkencor një shifër qesharake prej 18 mijë eurosh me një rënie prej 20 mijë eurosh nga viti paraardhës.

Për zërin libra dhe publikime janë shpenzuar nga të gjashtë universitetet së bashku 91,5 mijë euro me një rënie prej 76 mijë euro nga viti paraardhës.
Për karburant automjetesh janë shpenzuar 121,5 mijë euro. Pra, duket se drejtuesit e universiteteve nuk ia kanë hequr ofiqet vetes edhe pse mësimi ishte online dhe kanë shpenzuar karburantin e shtetit. Për dieta dhe udhëtime në një vit ku bota ndali universitetet kanë shpenzuar 147 mijë euro, kurse shpërblime dhe honorare 3,2 mln euro me një rritje prej 723 mijë euro nga viti paraardhës.
“Kurse në një vit pandemie ka një realitet absurd. Reth 130 mijë euro më shumë shkojnë për ruajtje godinash, në një shumë totale 1,9 mln euro. Ku objektivin kryesor ka kërkimin shkencor, pa të cilin do ishte një gjimnaz i avancuar. Në këtë godinë ku paguhet 1,9 mln euro për ta ruajtur dhe 17 mijë euro për kërkim shkencor nga paratë e studentëve . Një raport dramatik funksion-objektiv. UT ka shpenzuar 260 mijë euro për kamera sigurie”, u shpreh Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.
Të gjitha këto fakte të dokumentuara I shtojnë dyshimet për të kuptuar se çfarë ndodh me paratë e studentëve. Është e qartë se me to abuzohet. Ulet komunikimi-rriten zëra shpërblime honorare, udhëtime dhe dieta në vlerën 100 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA