Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar 7 universitete publike për vitin akademik 2017-2018 dhe ka konkluduar se ato shpenzojnë deri në 41% të buxhetit për administratën, ndërsa të ardhurat e parashikuara për kërkimin shkencor variojnë nga zero deri në 3.1%.

Pra, një shumë qesharake për kërkimin shkencor që do të duhet të jetë synimi parësor i universiteteve….
Raporti në fjalë citon se, Universiteti i Durrësit ka shpenzuar 41 % e të ardhurave për pagesat e personelit, Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 25 % e të ardhurave dhe Universiteti i Universiteti i Vlorës ka shpenzuar 27% e të ardhurave për pagat e personelit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gjithashtu se Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nuk kanë parashikuar asnjë lekë për kërkimin shkencor. “Universiteti i Mjekësisë Tiranë për vitin 2017/18 ka argumentuar se ka marrë pjesë në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.
Por, në raport thuhet se nga kryqëzimi i të dhënave të AKKSHI-t, për vitin 2017 asnjë nga Institucionet e arsimit të lartë subjekt i këtij auditimi nuk kanë aplikuar për projekte kombëtare pranë saj. KLSH thekson se, vetëm Universiteti Fan. S. Noli Korçë ka parashikuar 3.1 % e të ardhurave për kërkimin shkencor.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se studentët paguajnë tarifa të larta për shkollimin, por nuk marrin shërbimet e duhura nga institucionet e arsimit të lartë. Shërbimet ndaj studenteve janë të limituara, me shumë hallka burokratike dhe të një cilësie të ulët. Nga ana tjetër, tarifat e shkollimit janë të vendosura jo mbi bazën e analizës së kostove dhe kushteve social ekonomike të vendit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbërritur në konkluzionin se institucionet e arsimit të lartë vijojnë të mbeten pasive në marrjen përsipër të përgjegjësive për të ofruar një arsim cilësor, kërkim shkencor real dhe tarifa konkurruese për të financuar me kosto optimale shërbimet e tyre.
Mendësia e drejtuesve të IAL-ve publike nuk është ende përshtatur me vizionin dhe kompetencat e ligjit të ri të arsimit të lartë, ndërsa mendësia e pedagogëve vijon të jetë më afër asaj të mësuesit sesa kërkuesit shkencor. Nën perceptimin e studentëve, IAL-të kujdesen pak ose aspak për cilësinë e shërbimeve që ofrojnë tek ta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA