Keqadministrimi i universitetit ka prodhuar diploma pa fund, pa kritere cilësore që të mund të nxirrnin specialistë të denjë për nevojat e tregut. Protesta e vitit 2018, ishte treguesi i një sistemi të degraduar që kishte zhytur në panik studentët që ndiheshin të pashpresë për të ardhmen.

Shtatë vite pas zbatimit të ashtuquajturës reformë e re në arsimin e lartë, konkluzioni është situata e përkeqësuar në drejtim të autonomisë, financimit, infrastrukturës dhe cilësisë në universitete. Auditorët po braktisen. Numri i studentëve ka rënë ndjeshëm vitet e fundit. Të rinjtë janë të prirur të largohen për studime jashtë.
Keqmenaxhimi financiar i të ardhurave të universiteve që burojnë në masë të konsiderueshme nga tarifat e studentëve vijon të jetë gangrenë. Ky keqmenaxhim sjell pasoja të rënda tek kërkimi shkencor, duke e bërë inekzistent.
Gjatë vitit akademik pandemik 2020-2021 në gjashtë universitete shqiptare përkatësisht: Universiteti I Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Fan Noli” u shpenzuan plot 32,5 mln euro.
Këto para kanë ardhur kryesisht nga tarifat e studentëve. Çuditërisht, edhe pse mësimi u krye në kushte shtëpie, tarifa nuk pësoi ndryshime me gjithë këmbënguljen e studentëve për ulje të saj.
Është e qartë se kostot e ndryshme janë minimizuar nga mësimi online dhe në këtë rrethanë ngrihen disa pyetje. A shkuan paratë për rritjen e cilësisë akademike, kërkimin shkencor dhe bazën material?
Të dhënat sugjerojnë që nuk ka asnjë përmirësim të tillë. Ku shkuan 32,5 mln euro në një kohë kur univesiteteve iu vu dryni për shkak të pandemisë botërore dhe studentët e zhvilluan mësimin në shtëpi?
Monitorimi i organizatës “Qëndresa Qytetare” në bashkëpunim me fondacionin Frederic Herbert, zbulon se me paratë e studentëve shqiptare është abuzuar rëndë bazuar tek të dhënat e grumbulluara nga thesari dhe burime të tjera.
Paratë e një viti akademik janë shpenzuar për karburant aotumjetesh, për ngrohje, pastrim dhe orendi zyrash, konferenca, dieta, udhëtime dhe shpërblime. Është e çuditshme dhe më shumë se e dyshimtë se si mund të ketë ndodhur kjo, kur mësimi u zhvillua online.
“Ne kemi vërtetuar në rrugë informale që disa produkte për të cilat janë deklaruar si shpenzime, nuk rezultojnë brenda universitetit” u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare
“Janë ngritur dyshime të arsyeshme që në këto universitete abuzohet ku paratë që shkojnë për cilësi arsimi dhe lehtësi të studetëve janë minimale” u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA