I vuri flakën pronave shtetërore me qëllim hapjen e kullotave arrestohet 59-vjeçari në Gjirokastër
13/04/2022 09:13
Një 59-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave.
Policia bën me dije se në pranga ra I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ai ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel