Një tjetër dëshmi ka dalë në dritë për vrasjen e tre-fishtë të fëmijëve në Greqi, ku e dyshuara kryesore është nëna e vajzave, Roula Pispirigou.

Një mik i Manos Daskalakis, që njihte mirë edhe gruan e tij, ka folur në televizionin ANT1 dhe ka thënë se ajo e ka bërë gjithçka vetëm për Manos.

Protothema.gr shkruan se ai ka treguar se Manos donte të divorcohej nga Roula por i vinte keq për të dhe se kjo e fundit, mund të ketë bërë gjithçka vetëm për ta rikthyer atë.

Mendoj se ajo e bëri vetëm për të rikthyer Manosin, për të ndjerë keqardhje për të, sepse Manos më kishte thënë që do të divorcohej por nuk mundej se i vinte keq për të. Ajo i kishte thënë se ka kaluar një kancer dhe pas humbjes së fëmijës nuk mund ta linte sepse i vinte keq”, tha fillimisht ai.

Miku i çiftit foli edhe për mënyrën sesi Roula Pispirigou e tregonte vdekjen e fëmijëve të saj, duke thënë: “Ajo fliste për vdekjen e Malenës sikur të kishte lexuar një përrallë”.

Më pas ai ka shprehur një opinion personal duke thënë: “Mendoj se ka bërë gjithçka për Manos. Unë kisha shkuar vetëm te varri i Iris, te ai i Xheorxhinës nuk shkova. E kuptova që ajo e kishte bërë. Nuk e shihja dot përballë meje.”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA