Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët Sot në fshatin Vidhishtë të Roskovecit janë zhvilluar ceremonitë mortore të dy viktimave të një dite më parë.
30 vjeçarja Merushe hazizi është përcjellë nga familja e saj ndërsa është braktisur nga bashkëshorti i cili ka zgjedhur të shkojë në varrimin e babait që i vrau gruan me thikë.
Fqinjët e gruas së re shpjegojnë në mënyrën e tyre arsyet e konfliktit që çoi në dy vdekje.
Fqinja: Ajo goca ishte me tre fëmijë, la burrin që kishte nga Berati dhe u lidh me këtë nga Vidhishtja, i vjehrri nuk donte. Ky la nusen e parë me djalin 10 vjeç dhe mori këtë.
Po kjo pse u nda me tre fëmijë?
Nuk e di, ai shumë njeri i mirë, ai erdhi tre herë e kërkoi para se kjo të vinte këtu. E di që me atë u nda dhe nuk donte të vinte më te ai dhe u lidh me këtë djalin këtu. Ky ishte martuar me një nga Gorica dhe e la.
Një ditë më parë Xhevdet Hoxha kishte vrarë nusen e djalit duke e qëlluar disa herë me thikë në trup. Pas vrasjes ai shkoi në një pemë pas banesës dhe është vetëvarur.
Top Channel