Shoferi që përplasi kamionçinën e tij në klubin e striptizës ‘Déjà Vu Showgirls’ në Michigan, SHBA nuk dukej se ishte nën influencën e alkoolit apo drogave, tha policia në SHBA.
Drejtuesja e impjantit tha se përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme teksa “performueset” ishin duke u përgatitur të hapnin shfaqjet.
I pyetur nëse dikush dëshironte të shkaktonte dëme ndaj klubit të tyre menaxherja Holly Johnson tha: “Ne kemi rreth 200 punonjës të mrekullueshëm dhe kontraktorë të jashtëm të cilët ushqejnë familjet e tyre nga kjo ndërtesë. Ata dhe askush nuk e meriton këtë”.
36 vjeçari banor vendas Ryan Neubauer, u arrestua në vendngjarje për krimin. Ai nuk bashkëpunonte me policinë dhe tha se emri i tij ishte ‘Hija’, duke lënë të kuptohej se ishte një vullnetar kundër të keqes apo korrupsionit publik.
Teksa ai largohej i prangosur nga policia Johnson tha se “duket se ai e ka bërë qëllimisht.”
Raporti i policisë tha se Neubauer nuk dukej se ishte nën influencën e drogave apo alkoolit në kohën e incidentit të së hënës më 11 prill.
Kamionçina Chevrolet e të dyshuarit kishte hyrë rreth 10-15 metra brenda klubit të striptizës në Michigan para se të ndalej nga përplasja me një mur.
Në kohën e përplasjes në ambjente ndodheshin vetëm tre punonjës mirëmbajtjeje.
Menaxherja shtonte se nuk do të fokusohej në mesazhin e sulmuesit por vetëm në mbrojtjen e biznesit të saj.
“Nuk do të rri të hyj në mendjen e një të çmenduri për të zbuluar se përse e bëri, ne nuk jetojmë dot jetët tona me frikë”, tha zonja Johnson.
Pas riparimeve të emergjencës, klubi u rihap normalisht prej mbrëmjes së të hënës.
Neubauer është akuzuar me sjellje dashakeqe dhe shkatërrim prone në vlerë $20,000 ndërsa përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg.
Top Channel