Akuzohet për vrasjen e vajzave, Roula jep intervistë nga burgu: Kam humbur 7 kilogramë, nuk kam më durim

13/04/2022 14:55

Roula Pispirigou, nëna e cila akuzohet për vrasjen e tre vajzave të saj në Greqi, ka mohuar akuzat teksa ka folur nga qelia këtë të mërkurë.

Në një intervistë brenda burgut, ajo është shprehur se fëmijët e dëgjojnë nga atje lart, dhe e dinë se çfarë nëne kanë kanë pasur.

Kam humbur 7 kilogramë, nuk kam më durim për mundimin që po kaloj, nuk do t’i ndez dot qiri fëmijëve të mi”, është shprehur Roula.

Në intervistën për gazetën “Peloponnisos”, ajo ka treguar se është në pritje të lirimit, pasi është e pafajshme.

Gazetari: Sot bëhen tre vjet nga vdekja e vajzës së parë, Malenës, si ndihesh?

Roula: Jam shumë keq psikologjikisht, për shkak të ditës. Nuk e kam në krahë Malenën time. “Nuk prisja që gjërat të shkonin atje nga erdhën. E di që të treja (Malena, Iris, Georgina) po më dëgjojnë dhe se e dinë se çfarë nëne kanë pasur”.

Gazetari: Po, por duhet ta provosh…

Roula: Besoj se në fund e vërteta del gjithmonë. Unë përpiqem, ne përpiqemi”.

Gazeta “Peloponnisos” ka pyetur të akuzuarën për jetën e saj në burg, për të marrë përgjigjen se “ ka humbur 7 kilogramë”.

Gazetari:  Po familja juaj?

Roula: Më mbështesin, luftojnë. Ata më mbështesin mua. Ata janë të sigurt se unë nuk jam vrasëse. Unë i falënderoj ata. E di që po kalojnë një kohë shumë të keqe dhe të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA