Zyrtarë të doganave zbulojnë 6 kafka njerëzore që dërgoheshin nga Holanda drejt SHBA (fotot)

12/04/2022 17:40

Zyrtarë kufitarë të doganave të SHBA kanë zbuluar disa pako me kafka njerëzore që po dërgoheshin drejt shtetit të Iowa muajin që shkoi, kur dërgesat u skanuan në një impjant ndërkombëtar postash.

Kafkat u zbuluan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare në Chicago, kur specialistët vërejtën “anomali”, për çka më pas u zbatuan protokollet e kontrollit.

“Zinxhiri ushqimor në vendin tonë është tashmë i rrezikuar nga parazitë apo sëmundje që ekzistojnë në SHBA prandaj këto zbulime të rëndësishme tregojnë punën e përkushtimin e autoriteteve për mbrojtjen e bujqësisë vendase”, tha zyrtari i bujqësisë së Chicago, D. Sutton-Burke.

Oficerët kishin skanuar pakot me rreze X dhe gjetën dy kafka njerëzore brenda një kutie, të mbuluara me veshje që përdoren në transportimin e gjërave të thyeshme. Pakot vinin nga Holanda.

Pakot e pazakonta u dërguan më pas në qendrën e kontrollit e parandalimit të sëmundjeve për të tjera analiza, thanë zyrtarët.

Të tjera pako të pazakonta të interceptuara nga oficerët ishin tapetë banje me mushk të gjallë, që nuk kishin lejen e veçantë të udhëtimit, thanë zyrtarët.

Në total zyrtarët thanë se kishin ndaluar 1,667 dërgesa të lidhura me sigurinë bujqësore që përmbanin objekte të ndaluara, sipas raportimeve.

FOTO GALERI
1/3
Kafkat u zbuluan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare në Chicago, kur specialistët vërejtën “anomali”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA