
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, teksa ka folur ditën e sotme në parlamentin lituanez, është shprehur se mijëra viktima po zbulohen në zonat e rifituara nga forcat ruse nga Ukraina.
“Varre të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale dhe bodrume. Zyrtarët në kryeqytetin e Ukrainës Kiev do të vazhdojnë të hetojnë krimet e luftës të kryera nga ushtria ruse,” tha ai.
Zelensky tha se është i sigurtë që Rusia do ti mohojë akuzat, por krimet do të jenë në ndërgjegjen e propagandistëve rusë.Ditën e sotme gjithashtu u gjetën 6 trupa të vrarë me armë zjarri në një bodrum të një ndërtese në Kiev.
Rusia ka mohuar vazhdimisht akuzat për krime lufte dhe ka fajësuar Ukrainën.
Top Channel