Një vrasje armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku ka mbetur i vdekur në vend 55-vjeçari Nazmi Bandula.
Viktima kishte dalë për të pirë kafenë e mëngjesit në barin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, teksa është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje.
Bandulla ngeli i vdekur në vend rreth orës 08:15. Fatmirësisht kanë shpëtuar klientët e tjerë në lokal.
Viktima është një emër i njohur më parë, pasi në 2020, iu vendos tritol në mjetin e tij. Asokohe, ai deklaroi para policisë se nuk kishte konflikt me asnjë dhe nuk ia kishte idenë se kush ia kishte vënë lënden plasese.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes që tronditi Shkodrën që në mëngjes dhe po kreh zonën për kapjen e autorëve.
Top Channel