Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se operacioni ushtarak i Moskës në Ukrainë do të arrinte “objektivat”.

Gjatë një ceremonie çmimesh në Kozmodromin Vostochny në Rusi, udhëheqësi i Kremlinit, sipas agjencive ruse të lajmeve tha se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të niste një operacion ushtarak për të mbrojtur Rusinë.

Ai theksoi se nuk kishte asnjë dyshim se operacioni ushtarak i Kremlinit në Ukrainë do të arrinte objektivat e tij, duke shtuar se një përplasje me forcat anti-ruse të Ukrainës ishte e pashmangshme.

Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 49-të, Putin pretendon se forcat ruse po veprojnë “me guxim dhe efikasitet” me armët më moderne.

Lideri rus shtoi se vendi i tij nuk mund të izolohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA