
27/02 07:52
Një politikan i shquar pro-rus është vënë në pranga ditën e sotme në Ukrainë dhe këtë lajm e ka bërë publik edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelensky.
Viktor Medvedchuk ishte arratisur nga arresti shtëpiak në shkurt dhe është parë sot i veshur me një uniformë ushtarake ukrainase.
Shërbimi ukrainas i sigurisë bëri me dije se kishte arrestuar Medvedchuk në një operacion special “të rrezikshëm”. Politikani ukrainas, i cili thotë se presidenti rus Vladimir Putin është kumbari i vajzës së tij, është subjekt i një rasti tradhtie por megjithatë ai mohon çdo keqbërje.
View this post on Instagram
Top Channel