Ish kryeministri i vendit Sali Berisha është rikthyer sërish në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në mënyrë që të degjonte propozimin e deputetit Lefter Gështenja për zgjidhjen e krizës në PD.
Gështenja propozoi për zgjidhjen e krizës që të ngrihen grupe të përbashkëta për organizimin dhe drejtimin e procesit ndërsa të drejtën për të kandiduar ai tha se e ka çdo demokrat që plotëson kriteret.
Propozimi i Gështenjës ishte:
Ngritjen e Grupeve te Përbashkëta Pune në nivel qendror dhe lokal për organizimin dhe drejtimin e procesit të bashkimit dhe zgjedhjeve në PDSH në nivel qendror (5 deputete) dhe lokal (5 veta drejtues strukture) (deri me 15/04/2022).
Te drejtën për te kandiduar e ka çdo demokrat qe plotëson kriteret e përcaktuara më parë.
Ndërkohë duhet të fillojmë me urgjence punën ne terren duke dal te gjithë bashkë për të dhënë mesazhin e Bashkimit pasi pas 1viti kemi zgjedhjet lokale, te japim mesazh te qarte për çdo demokrat qe Grupi Parlamentar është i bashkuar dhe i unifikuar.
Top Channel