Një qytetar nga Shkodra i cili po kthehej nga Kosova së bashku me tre anëtarë të familjes dhe që u detyrua t’i paguante një polici kufitar dhjetë euro pasi kishte blerë lule artificiale ndërkohë që iu kërkuan para edhe për ekspulsin që i kishte skaduar, u bë shkak që SPAK të vendosë nën përgjim policinë kufitare.
Sipas dosjes që u vendos në dispozicion TCH , qytetari denoncoi gjithë trupën kufitare në Morine që gjendeshin në shërbim dhe për dy vite me radhë të gjithë ata u filmuan, vëzhguan dhe përgjuan.
Megjithatë ShCBA mori informacione veç korrupsionit kishte dyshimet që Morina përdorej si korridori i emigrantëve që udhëtonin nga Siria, apo se mes fshatrave Shqipëri- Kosovë ekzistonin magazina droge por edhe medicinale që fusnin më pas kafe kontrabandë në vendin tonë.
Të 32 efektivët e proceduar për korrupsion dhe shpërdorim detyre shfaqen në për mbi 300 episode pazaresh me qytetarët.
Përgjimet e SPAK tregojnë se si policët nuk bëjnë vetëm korrupsion por shfaqen edhe si këshilltare në rastet kur ju tregojnë qytetarëve se si hiqet ekspulsi, si udhëtohet pa test covidi apo se si kalohen fishekët.
Valon Ahmeti Zvicër: Shif, jam t’u shku në Kumanovë në Maqedoni. Kam marrë ca plumba. A kanë skaner në kabina ata? Apo veç po dyshuan të ndalin?
Polici: Tani po dyshuan të fusin në skaner.Mesa di unë kanë skaner. Po edhe po dyshuan.
SPAK përmend se çdo të thotë respekt ndryshe pagesë nën dorë, në rastin e një shefi të komanduar që flet me bashkëshorten.
Gruaja : Ndonjë gjë s’ka lujt?
Polici: Ca gjo, ndonjë respekt apo ndonjë marifet? Sahërbimet e mia do t’i marr mos ki merak, ato që më takojnë me një mijë përqind.
Gruaja: Thuaj jam borxh me kredinë, të paktën ato shpenzimet e mia të shtëpisë.
Përgjimet voluminoze ekspozojnë biseda kompromentuese mes policëve dhe shefit të tyre, madje deri në pikën sa ata në një moment grinden gjatë ndarjes së fitimeve korruptive.
Top Channel