“Shqipëria Live” ka bërë pyetur njerëzit në rrugë për nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit. Disa prej tyre janë pro, por ka dhe prej atyre që dalin kundra ose nuk kanë asnjë opinion për këtë çështje.
Ja çfarë thanë disa prej tyre:
“Që këtë vit të legalizohet, si duhani është. Të punojnë njerëzit. Po të ma japi mjeku e marr, sigurisht.”
“Në rast se duhet për mjekësi, mirë, shërben.”
“Është thikë me dy presa. Mund të ketë përfituar dhe jo. Mund të sjellë pak rritje rrogash.”
“Normal që po, ta bëjmë si Xhamajka. Kur e kanë vendet europiane, ta kemi dhe ne.”
Kujtojmë se qeveria, në një ndër pyetjet e Këshillimit Kombëtar, kërkonte përgjigje nga shqiptarët nëse edhe Shqipëria duhet të kultivojë, përpunojë e eksportojë në mënyrë të kontrolluar kanabisin për qëllime mjekësore.
Sipas të dhënave të përgjigjeve anonçuar nga vetë kryeministri, 61 % janë përgjigjur pozitivisht. 29 negativisht dhe 10 % nuk e dinë.
“Ne do të procedojmë ashtu siç u shprehën qytetarët do të legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor”, tha Rama.
Akoma nuk ka detaje se çfarë do të sjellë legalizimi mjekësor. Ndërkohë në konferencën e së shtunës, pas përfundimit të Kongresit të PS, Rama tha se do të legalizojnë kanabisin edhe për përdorim vetjak nëse e duan qytetarët.
Top Channel