I kishte prerë gishtat me thikë dhe donte të vriste gruan dhe kunatin me armë/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Kukës
11/04/2022 10:07
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kukës, ku një 36-vjeçar ka kërcënuar se do të vrasë gruan dhe kunatin.
36-vjeçari B.S, kishte konflikt me bashkëshorten e tij, L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri.
Pas një sherr me bashkëshorten, ai i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës me thikë dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel